Please enter at least 3 characters.

Gjendet e vdekur ish-ministrja britanike, dyshohet se është vrarë

Ish-ministrja britanike, e njohur për rolin e saj të rëndësishëm në fushatën për BREX-it, Ann Widdecombe, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Devon, Angli.

Policia ka nisur hetime për vrasje pasi ajo u gjet me lëndime të rënda, ndërsa një 26-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në krim.

Policia britanike ka bërë të ditur se nuk ka prova që ngjarja të ketë motive politike apo të jetë e lidhur me terrorizmin, shkruan skynews.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 78-vjeçares, shkruan skynews.

Widdecombe ishte deputete konservatore për më shumë se dy dekada dhe ministre në qeverinë e ish-kryeministrit John Major.

Më vonë ajo u bë një nga figurat më të zëshme pro Brexit-it, duke iu bashkuar Partisë Brexit të Nigel Farage dhe më pas Reform UK.

Pas lajmit për vdekjen e saj, kryeministri britanik Keir Starmer dhe figura të tjera politike shprehën ngushëllimet dhe vlerësuan kontributin e saj në jetën publike. /Telegrafi/