Gjenden të vdekur dy vëllezër serbë në Prilluzhë të Vushtrrisë
17/06/2020
Dy vëllezër serbë janë gjetur të vdekur sot në fshatin Prilluzhë, të komunës së Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, trupat janë dërguar në obduksion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00”, tha ai.
Zahiti shtoi më tej se mosha e viktimave është rreth 60-vjeç./Telegrafi/


