Please enter at least 3 characters.

Gjenden granata dore, armë, fishekë gjenden gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan – dyshohet të kenë mbetur nga lufta

Gjatë punimeve në rrugë në Gjilan janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake.

Në raportin policor bëhet e ditur se të gjitha këto dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.

“Gjilan / 26.08.2026 – 10:40. Është raportuar se gjatë punimeve ne rruge, janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës”, thuhet në raport.

Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident. /Telegrafi/