Please enter at least 3 characters.

Gjatë raportimit të drejtpërdrejt, gazetari shpëton burrin që po zhytej me veturë thellë në ujë (Foto/Video)

2016/04/Gazetari-1.jpg
8:"© ABC13

Një gazetar i një televizioni lokal në Teksas, derisa po raportonte drejtpërdrejt për përmbytjet historike që kanë prekur Houston, ka shpëtuar një burrë i cili kishte ngecur brenda veturës që ishte zhytur thellë në ujë

Steve Campion po bëhej gati për raportim të drejtpërdrejt lidhur me përmbytjet në gjithë zonën e Houston, kur befasisht pa një njeri që kishte ngecur me veturë në një zonë të mbuluar nga uji pranë një nënkalimi, transmeton Telegrafi.

Me të parë se burri kishte mbetur i bllokuar brenda veturës që po zhytej thellë e më thellë, Campion fillon të bërtas duke i thënë të dalë nga vetura.

Pas disa sekondave burri hap dritaren dhe del nga vetura, dhe në ato momente gazetari ia zgjat dorën dhe e shpëton nga më e keqja. /Telegrafi/