Please enter at least 3 characters.

Gjatë një "shfaqe" cirku në Gjermani, elefanti rrëzohet mbi turmën - mrekullisht nuk lëndohet askush (Video)

2018/07/1-68-e1530820581492.jpg
22:"© YouTube / Emma Heil

Qindra persona që kishin shkuar për të shikuar nga afër shfaqjen me elefantë në një cirk në Gjermani, për pak sa nuk e pësuan me jetë.

Një video amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur tre elefantë i afrohen turmës, dhe njëri prej tyre rrëzohet dhe bie mbi ata, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërkaq, menaxhmenti i cirkut në Osnabruck i ka kërkuar falje audiencës duke thënë se gjëra të tilla ndodhin.

Cirku "Evolution" ka filluar një turne në 30 qytete të Gjermanisë, dhe ky është rasti i parë që ka ndodhur një gjë e tillë, edhe pse gjatë karrierës së bujshme të tij asnjëherë më parë nuk kishte pasur incidente. /Telegrafi/

<span></span>