Gisele Bündchen rikthehet në Brazil në formë perfekte pas lindjes
Gisele Bundchen u rikthye në Brazil pak ditë para Krishtlindjeve, duke shënuar festat e saj të para që pas lindjes së djalit në shkurt.
Supermodelja 45-vjeçare u shfaq në formë të shkëlqyer fizike, teksa mori pjesë në një event në Sao Paulo për markën braziliane të bizhuterive Vivara, më e madhja në Amerikën Latine.
Ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan të ngushtë, i cili vuri në pah linjat e saj pas lindjes, shkruan DailyMail.
Me grim elegant dhe flokë karamel të valëzuar, Bundchen konfirmoi se është rikthyer plotësisht në jetën publike dhe profesionale.
Gisele është bërë nënë për herë të tretë nga instruktori i xhiu-xhitsut Joaquim Valente. Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e djalit, por kanë konfirmuar se emri i mesëm i tij është River.
Ajo ka gjithashtu dy fëmijë, Benjamin dhe Vivian, nga martesa e mëparshme me ish-yllin e NFL-së, Tom Brady.
Në një intervistë të rrallë për Vogue France, Bundchen tregoi se po e shijon këtë fazë të re të jetës, duke theksuar se të qenit pranë fëmijëve dhe të kalojë kohë me familjen është gjëja që e bën më të lumtur. /Telegrafi/


