Please enter at least 3 characters.

Gigi Hadid reagon pasi u sulmua nga Qeveria Izraelite: Ata e shohin çdo palestinez si terrorist

2023/11/ilijj-e1700899997933.jpg
246:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - MARCH 12: Gigi Hadid attends the 2023 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 12, 2023 in Beverly Hills, California. (Photo by Leon Bennett/FilmMagic)
9:"FilmMagic

Stilistja Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina, vazhdoi të ofrojë mbështetje për vendin e saj pas sulmeve nga Qeveria Izraelite në rrjetet sociale.

"Izraeli çdo palestinas e sheh si 'terrorist', çdo person që mbështet të drejtat palestineze si 'antisemit' dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si 'i urrej veten' - madje u them se të heqin dorë nga Judaizmi.

Pra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe e shqetësueshme, do të ishte komike", shkroi ajo në Instagram.

Siç është e njohur, në tetor u shfaq një mesazh shqetësues në profilin zyrtar të qeverisë izraelite për Gigin.

"Çkemi Gigi, historia tjetër është për ty. A ke fjetur gjatë javës së kaluar apo të është krejtësisht në rregull të bësh sikur nuk sheh që po vriten foshnjet hebre në shtëpitë e tyre? Heshtja jote tregon se çfarë mendon. Të shohim", ishte një pjesë e mesazhit.

Pas kësaj, ato publikuan një fotografi ku shihet një pjesë e dhomës së fëmijës dhe gjak në dysheme. "Gigi Hadid, nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua nuk kanë kuptim", iu drejtuan ata. /Telegrafi/