Please enter at least 3 characters.

Getinjo tregon muskujt, e quan vetën Bruce Lee

2019/08/66339864_146987123172281_2987209030949126665_n-e1566023071283.jpg

Reperi i njohur Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai ndan thuajse çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, apo edhe aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Getinjo ka publikuar për fansat një fotografi, ku shfaq trupin e tij të formësuar para pasqyrës.

Në mënyrë të veçantë, ai u jep hapësirë muskujve të pjesës së sipërme, të arrirë si rezultat i palestrës.

“Hala në formë si Bruce Lee”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografisë, duke e krahasuar kështu veten e tij me legjendën e filmave.

Të shumta ndërkohë kanë qenë pëlqimet dhe komentet e marra nga ndjekësit e tij përbri kësaj fotografie. /Telegrafi/