Please enter at least 3 characters.

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave të BE-së: Banjska ka ndryshuar gjithçka

2023/07/Donika-Gervalla-Schwarz-konference-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe sigurinë në Evropë.

Në një postim në “X”, Gërvalla ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë dëshmon për urgjencën e përballjes me kërcënimet që cenojnë sigurinë.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i 24 shtatorit nga Serbia ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka thënë ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell. /Telegrafi/