Please enter at least 3 characters.

Gerrard te Rangersi e kërkon ish-bashkëlojtarin, Skrtelin

2018/05/GettyImages-471946442.jpg
131:"during the Barclays Premier League match between Liverpool and Queens Park Rangers at Anfield on May 2, 2015 in Liverpool, England.
12:"Alex Livesey

Glasgow Rangers ka zyrtarizuar si trajner të ri të skuadrës legjendën angleze, Steven Gerrard.

Është vet klubi skocez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me ish-kapitenin e Liverpoolit.

Mediat britanike tashmë po raportojnë se një ndër ish-futbollistët më të mirë anglez ka hartuar listën e lojtarëve që do të donte t'i transferonte.

Martin Skrtel (Getty Images)

Një ndër ta është mbrojtësi sllovak i Fenerbahçes, Martin Skrtel, me të cilin kishte luajtur së bashku tetë sezone te The Reds.

Futbollisti 33-vjeçar ka kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit të ardhshëm ndërsa vlera aktuale e lojtarit në tregun e trasnferimeve kap shifrat prej tre milionë eurove.

Në këtë sezon, Skrtel ka pasur 27 paraqitje për Fenerbahçen në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka pasur një asistim.

Ndryshe, Gary McAllister pritet të jetë ndihmësi i Gerarrdit te gjiganti skocez i Glasgowt, Rangers. /Telegrafi/