Gerrard nuk e lë Rangersin, refuzon një ofertë të majme nga Besiktas
254:"GLASGOW, SCOTLAND - AUGUST 15: Rangers Manager Steven Gerrard reacts during the UEFA Europa League third round qualifying match between Rangers and Midtjylland at Ibrox Stadium on August 15, 2019 in Glasgow, Scotland. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
Steven Gerrard. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Getty Images
14/10/2019
Steven Gerrard nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Rangers.
Së paku deri në përfundim të këtij edicioni legjenda angleze nuk do ta lërë klubin skocez.
Ish-mesfushori i Liverpoolit së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë të mirë financiare.
Ka qenë gjiganti turk, Besiktas që ka tentuar ta marrë në krye të skuadrës Gerrardin, por pa sukses.
39-vjeçari u kontaktua nga Besiktas që nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Gerrard ka vendosur t'i qëndrojë besnik Rangersit, skuadër e cila i dha mundësinë të promovohet si trajner i një ekipi të parë.
Gjithsesi anglezi ka falënderuar gjigantin turk për interesimin dhe ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen ta drejtoj Besiktasin. /Telegrafi/


