Please enter at least 3 characters.

Georgina publikon fotografi nga pushimet, e dashura Ronaldos tregon suksesin e arritur përmes ushtrimeve

2019/01/GeorginaRodriguez-e1546988169537.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Georgina Rodriguez është vazhdimisht e angazhuar në palestër për formësimin dhe ruajtjen e linjave trupore.

E dashura e Cristiano Ronaldos shpesh publikon xhirime dhe fotografi nga ushtrimet e saja në shtëpi dhe në palestër duke treguar se përkushtohet shumë për fizikun e saj.

Dhe falë stërvitjeve të rregullta, ajo ka bërë forma të pëlqyeshme trupore dhe admirohet nga të gjithë.

Dhe për të treguar suksesin e arritur, 24-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me bikini.

Ajo është kujdesur që ekspozimi të mos jetë i tepruar, ndërsa imazhet e reja i ka realizuar nga pushimet me Ronaldon.

Së fundmi, Georgina dhe futbollisti i Juventusit kanë qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe për pushime.

Mirëpo, edhe atje, çifti i popullarizuar ka treguar se i kushtojnë rëndësi të madhe ushtrimeve dhe nuk heqin dorë as gjatë pushimeve. /Telegrafi/