Please enter at least 3 characters.

Georgina e Ronaldos reklamon të brendshmet dhe trupin joshës

2019/08/georginagio_67891212_155845748835930_3287179777778354948_n-e1565871558671.jpg

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët më të mëdhenj të kohëve të sotme.

Dhe sigurisht se përkrah futbollistit të Juventusit qëndron edhe një bukuroshe, e cila kohët e fundit është bërë pjesë e botës së modës.

Në fakt, Georgina Rodriguez asnjëherë nuk ka hezituar të shfaqet linjat trupore seksi dhe kësaj radhe nuk ka bërë përjashtim.

Firma e njohur e veshjeve intime, Yamamay, ka përzgjedhur modelen spanjolle për të reklamuar linjën e re. E dashura 25-vjeçare e portugezit, ka prezantuar së fundmi koleksionin e ri me bikini.

Theksojmë se edhe i fejuari i bukuroshes kohët e fundit ka nxjerrë në shitje një linjë të brendshmëve, të cilat herë pas here u bën edhe reklamë.

Ndryshe, çifti është prindër i një vajze të pagëzuar me emrin Alana Martina gjersa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë të sjell nga një nënë surrogate. /Telegrafi/