Gent 1-1 Roma, notat e lojtarëve: Kluivert dhe Lopez më të mirët
27/02/2020
Roma ka barazuar në ndeshjen e kthimit ndaj Gentit me rezultat 1-1.
Ky barazim Romën e ka dërguar në raundin tjetër të Ligës së Evropës, pas fitores që morën në ndeshjen e parë 1-0.
Jonathan David shënoi golin për vendasit, teksa Justin Kluivert barazoi gjithçka.
Sulmuesi kanadez David, kapiteni Ojidja – Ofe dhe Bezus ishin lojtarët me notën më të lartë te vendasit.
Ndërkohë autori i golit për Romën, Justin Kluivert si dhe portieri Pau Lopez morën notat më të larta.
Kësisoj Roma me këtë barazim kalon tutje në Ligën e Evropës ku është njëra nga skuadrat favorite për të triumfuar. /Telegrafi/


