Please enter at least 3 characters.

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim

2022/03/nord-stram-ii.jpg

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II njofton se do të paraqes kërkesën për falimentim, pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Po ashtu, gazsjellësi ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër, shkruan Telegrafi.

Operatori i gazsjellësit është i vendosur në kantonin zviceran të Zug për arsye tatimore.

Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.

Projekti ka shumë kritikë, të cilët thonë se ai do ta rriste varësinë e BE-së nga gazi rus, ndërkohë që do ta privonte Ukrainën nga tarifat jetike të tranzitit, që merr nga tubacionet ekzistuese në territorin e saj.

Pas lëvizjeve të fundit të Kremlinit kundër Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar se Berlini ka pezulluar certifikimin e gazsjellësit. /Telegrafi/