Please enter at least 3 characters.

Gazsjellësi problematik në Maqedoni

2016/09/Gazsjellesi-TAP-rinis-procesin-e-prokurimit2.jpg

Gazsjellësi Kleçovcë - Shtip ka filluar të nxjerrë probleme për banorët e Negotinës. Hristina Trajkovska - Angjelloviq akuzon se makineria që punon në trasenë e gazsjellësit në afërsi të Negotinës, ia kanë dëmtuar vreshtat e mbjellura, pa ndonjë paralajmërim ose dokumentacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angjelloviq thotë për 24Vesti se është ankuar kudo, por përgjigje ka marrë vetëm nga Drejtoria për marrëdhënie pronësore-juridike.

Nga ana tjetër, përgjegjësi Bllazhe Ristov thotë se nuk u është shkaktuar asnjë dëm vreshtave të Hristina Trajkovska - Angjelloviqit.

Ajo ka angazhuar edhe avokat dhe një ekspert për të kontrolluar terenin, të cilët duhet të vërtetojnë se sa dëm i është shkaktuar Hristinës. Ajo thotë se nuk do të pranojë çfarëdo lloj shume, si kompenzim./Telegrafi/