Please enter at least 3 characters.

Gazetarja ishte vetëm pak centimetra larg të qenit e kafshuar nga krokodili

2020/06/29256822-8391347-image-m-26_1591349930400-1.jpg

Një krokodil i uritur ishte vetëm disa centimetra larg nga kafshimi i një reportereje lajmesh gjatë xhirimeve të saj.

Zarisha Bradley ishte duke filmuar kur ajo vendosi të hedhë një vështrim më të afërt nga bisha që dukej e përgjumur në ujë, transmeton Telegrafi.

Krokodili pastaj papritmas tentoi të kafshojë me nofullat e tij reporteren Bradley, por për fat të mirë ajo iku menjëherë.

'Woah!' ajo bërtiti para se të qeshte me kameramanin e saj dhe duke sinjalizuar që ai të ndalonte xhirimet.

Duke u shfaqur më vonë në rrjetin e lajmeve, zonja Bradley tha që ajo kurrë nuk kishte "lëvizur kaq shpejt".

"Unë nuk mendoj se kam lëvizur më shpejt në jetën time", tha ajo. /Telegrafi/