Please enter at least 3 characters.

Gattuso preferon Batshuayin para Piatekut

2019/01/Gattuso1111.jpg
237:"EMPOLI, ITALY - SEPTEMBER 27: Gennaro Gattuso manager of AC Milan gestures during the serie A match between Empoli and AC Milan at Stadio Carlo Castellani on September 27, 2018 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thuhet se dëshiron një marrëveshje për sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi para atij te Genoas,Krzysztof Piatek.

Rossonerët nuk po gjejnë qetësi në sulmin e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të largohet edhe i ardhuri i verës, Higuian, nga San Siro.

Me Higuianin, i cili pritet të nënshkruaj me Blutë e Londrës, Gattusos do t'i dorëzohet një zëvendësim i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Milanit.

Sipas mediumit italian Leggo, i preferuari i drejtuesve të Milanit është sulmuesi i Genoas, polaku Piatek.

Piatek ka shënuar 13 gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, nga ana e tij, Gattuso favorizon një sulmues tjetër për ta pasur në urdhrat e tij.

Bëhet fjalë për belgun Batshuayi, pavarësisht dështimit të tij te Valencia këtë sezon.

Sulmuesi është gjithashtu në bisedime me Monacon, të cilët kanë konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet mbi kushtet që Chelsea janë duke kërkuar.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksin Londër-Milano dhe një shkëmbim huazimesh lehtë mund të ndodh. /Telegrafi/