Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Fitorja ndaj Interit nuk na i zgjidh problemet, por na jep hapësirë për të marrë frymë

2017/12/Gartussomilan-e1514417051863.jpg
313:"MILAN, ITALY - DECEMBER 27: AC Milan coach Ivan Gennaro Gattuso (C) celebrates the victory with Leonardo Bonucci and Davide Calabria (R) at the end of the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso ka thënë se triumfi ndaj Interit në Kupën e Italisë nuk i zgjidh problemet e Milanit, por i jep hapësirë skuadrës për të marrë frymë.

Një gol i Patrick Cutrones në vazhdime, i dërgoi Rossonerët në gjysmëfinale të Coppa Italia, ku do të luajnë kundër Lazios.

(Foto: Getty Images)

"Po vinim nga një periudhë negative, prandaj kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme".

"E kam ditur nga dita e parë se me çfarë do të përballesha si trajner i Milanit".

"Është klub i madh që ka fituar për shumë vite dhe ka ndryshuar shumë lojtarë së fundmi".

(Foto: Getty Images)

"Po vuajmë, por kjo skuadër ka cilësi dhe nganjëherë i ka munguar kjo. Sonte (e mërkurë) treguam se mund të luftojmë dhe pastaj cilësia doli në pah".

"Dua t'i uroj lojtarët. Kam fituar gjithçka si lojtar, por si trajner jam i vetëdijshëm se sapo kam filluar".

"Ka shumë punë për t'u bërë, do të ishim hipokritë po të thoshim se kjo fitore na i zgjidh të gjitha problemet tona, por na jep pakëz hapësirë për të marrë frymë", ka deklaruar Gattuso për Rai Sport. /Telegrafi/