Gati për një botëror të paharruar, Adidas zbulon këpucët që Messi do t'i mbathë në Katar 2022
18/11/2022
Lionel Messi është gati për ta luajtur botërorin e pestë në karrierë dhe të fundit
. Vet ylli argjentinas javë më parë deklaroi se Katar 2022 do të jetë botërori i fundit që do të luaj me Argjentinën.
Shtatë herë fituesi i 'Topit të Artë' do të tentojë ta fitojë këtë trofe, pasi është i vetmi që i mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Messi ka sponsor kompaninë e veshmbathjeve Adidas, teksa këta të fundit i kanë bërë këpucë sportive unike për ngjarjen më të madhe botërore të futbollit, Kupën e Botës.
Në faqen zyrtare të tyre në Twitter, Adidas ka publikuar këpucët e reja të Messit të cilat janë ngjyrë ari dhe kanë edhe të bardhë dhe ngjyrë të kaltër me flamurin e Argjentinës. /Telegrafi/


