Please enter at least 3 characters.

Gashi publikon një pjesë të shkrimit nga 'New York Times': Nuk e dini sa e vështirë është që prindërit shqiptarë të jenë krenarë

2019/04/gash-e1554845042878.jpg
185:"NEW YORK, NY - JANUARY 25: G4SHI attends "Spotify's Best New Artist Party" at Skylight Clarkson on January 25, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Spotify)
24:"Getty Images for Spotify

Ditë më parë, një ndër gazetat më të mëdha në Amerikë, "New York Times" i dedikoi një artikull rap-artistit të njohur shqiptar, Gashi.

Nën titullin "Gashi, biri i refugjatëve kosovarë, tani një "Phill Collins" i trap-it (zhanër muzikor)", gazeta prestigjioze njujorkeze i ka dedikuar një artikull të veçantë djalit, që karrierën e kishte nisur ndryshe.

"Disa vjet më parë, reperi në rritje ishte një roje. Tani ai ka miliona dëgjues në SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records", nis shkrimin e saj "New York Times".

Ka qenë pikërisht kjo pjesë e artikullit, të cilin reperi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se më në fund ka arritur t'i bëjë prindërit krenarë, pavarësisht se ishte shumë e vështirë.

"Ju të gjithë nuk e kuptoni se sa e vështirë është t'i bësh krenarë prindërit shqiptarë. Faleminderit Zot", ka shkruar Gashi në Instagram. /Telegrafi/