Please enter at least 3 characters.

Gashi-Dudziak: Është e nevojshme reformimi i sistemit arsimor

2024/06/448204022_1028297408659781_8163691313060341691_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Rossana Dudziak.

"Shkëmbyem informacionet dhe idetë se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me koordinatoren Dudziak shkëmbyen mendime për rëndësinë e arsimit cilësor dhe nevojën e reformimit të sistemit arsimor, si dhe për drejtimet e ardhshme të veprimit në këtë drejtim, në bashkëpunim me UNICEF-in, UNESKO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë", njofton Gashi./Telegrafi/