Please enter at least 3 characters.

Garë e ashpër nga skuadrat e mëdha për të nënshkruar me Donyell Malen

2021/03/GettyImages-1304604813-1280x720-1.jpg
287:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - FEBRUARY 28: Perr Schuurs of Ajax, Donyell Malen of PSV Eindhoven, Jurrien Timber of Ajax during the Dutch Eredivisie match between PSV and Ajax at Philips Stadion on February 28, 2021 in Eindhoven, Netherlands (Photo by Perry vd Leuvert/BSR Agency/Getty Images)
12:"Getty Images

Donyell Malen është njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit holandez Eredivisie.

Sulmuesi i talentuar holandez ka shkëlqyer këtë vit me PSV Eindhoven, duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.

22-vjeçari është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane falë formës fantastike që ka shfaqur.

Roma, Milan, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Arsenal, Liverpool e Tottenham Hotspur janë skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Falë paraqitjeve fantastike, çmimi i tij është rritur në rreth 40 milionë euro, shumë që PSV e kërkon për ta lënë të lirë.

Malen këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në 36 paraqitje me gjigantin holandez.

Reprezentuesi i Holandës ka dalë nga akademia e Ajaxit, derisa ishte edhe tek të rinjtë e Arsenalit për dy vite, por u largua pasi nuk u vlerësua nga 'Topçinjtë'.

Malen duket se do të largohet në verë nga PSV pasi kërkesat për të janë të mëdha dhe lojtari duket i gatshëm për hapin e madh në karrierë. /Telegrafi/