Please enter at least 3 characters.

Gaforrja gjysmë mashkull dhe gjysmë femër, me dy ngjyra - bëhet virale në TikTok

2023/11/gaforjaa.jpg

Një gaforre shumë e rrallë me emrin Bowie është bërë virale në rrjetin social TikTok.

Bowie u zbulua nga peshkatari amerikan i gaforreve Jacob Knowles, ky i fundit e ndau zbulimin me 2.6 milionë ndjekësit e tij, transmeton Telegrafi.

Videoja e kësaj gaforre ka grumbulluar miliona shikime.

Gaforrja është gjysmë blu dhe gjysmë kafe, dhe karavidhet me dy ngjyra gjenden 1 në 50 milionë, sipas Institutit të Karavidheve të Universitetit të Maine.

Përveç kësaj, është gjithashtu gjysmë mashkull dhe gjysmë femër. /Telegrafi/