Gabi: Atletico do të shpallet kampion në Camp Nou
11/05/2014
Los Rojiblancos do të shpalleshin kampionë këtë javë po të fitonin kundër Malagas, mirëpo ata luajtën baras dhe gjithçka do të vendoset në përballjen e drejtpërdrejtë kundër Barcelonës në Camp Nou.
Të zgjedhurve të Diego Simeones do t’u mjaftojë barazimi, kurse Blaugranëve u duhet fitorja për ta mbrojtur titullin.
“Do ta marrim rezultatin në Camp Nou për t’u bërë kampionë. Ne akoma besojmë”.
“Jemi Atletico dhe do të shkojmë për fitore. Deshëm të bëhemi kampionë të dielën për të gjithë tifozët, por do të japim gjithçka në Barcelonë për t’u bërë kampionë”.
“Jemi mësuar të luajmë në finale”, ka deklaruar Gabi për AS. /Telegrafi/


