Please enter at least 3 characters.

Futbollistët e Liverpoolit po marrin trajtim psikik për t’u përballur me ankthin e pritjes lidhur me titullin e Ligës Premier

2020/03/Liverpool-1-1.jpg
294:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 11: A general view of the Shankly Gates as the sun goes down ahead of the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Liverpool FC and Atletico Madrid at Anfield on March 11, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Lojtarët e Liverpoolit janë duke marrë ndihmë profesionale për ta trajtuar ankthin, pasi pandemia e coronavirusit i detyroi autoritetet e futbollit që ta pezullonin edicionin 2019/2020.

Redsat kanë 25 pikë më shumë se përcjellësi i parë në tabelë, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u zhvilluar në mënyrë që të kompletohet sezoni.

Të zgjedhurit e Jurgen Klopp janë vetëm dy fitore larg titullit të parë pas 30 vitesh në kampionatin anglez, mirëpo lojtarët kanë frikë se mund t’u mohohet titulli nëse nuk zhvillohen të gjitha ndeshjet e mbetura.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo ka bërë që lojtarët të kenë probleme të shëndetit mendor, gjegjësisht anksiozitet, pasi që nuk mund të përballen me qetësi me situatën e krijuar.

Daily Mail njofton se psikologu i klubit, Lee Richardson, është duke i ndihmuar lojtarët që të përballen me stresin e pritjes duke i ndihmuar me disa teknika të frymëmarrjes për të shmangur simptomat e ankthit.

Njëherësh, ai i këshillon edhe si ta tejkalojnë mërzinë gjatë qëndrimit në vetizolim si pasojë e COVID-19.

Ndërkaq në një deklaratë, 51-vjeçari Richardson e ka cituar trajnerin Klopp: “Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Shëndeti dhe siguria jonë është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”. /Telegrafi/