Fushata përrallore
Ja pra filloi fushata e partive politike, të cilat kësaj radhe nuk u treguan fare të durueshme. Edhe pse fushata parazgjedhore zyrtarisht ka filluar me..., partitë politike nuk patën durim të presin. Ndoshta ato nuk kanë dashur që t’i harrojnë premtimet e tyre fantastiko-shkencore, të cilat ata do t’ia sjellin kësaj radhe elektoratit të tyre.
Ka do që të shkosh brenda dhe jashtë qytetit, janë të ngjitur posterë të shumtë të përfaqësuesve të këtyre partive politike, të cilët garojnë në zgjedhjet komunale për kryetar komune. Secili kandidatit i veshur më mirë se tjetri, si të ishin fotomodelë më të bukur të universit – por, këta fotomodelë, përpos bukurisë së tyre që e kanë, kanë edhe premtime të shumta në shuma të mëdha parash.
Kur i dëgjojmë këto premtime, mendja na shkon se kësaj radhe Kosova e vogël, me kuletën e saj të varfër, do të jetë në gjendje që të bëhet më e bukur dhe më e zhvilluar ekonomikisht se Gjermania, Zvicra, SHBA-të etj....
Por realiteti është ndryshe, sepse premtimet e këtyre njerëzve mund të quhen lirshëm premtime të përrallave, dhe për realizimin e këtyre premtimeve na nevojitet llamba e Aladinit - dhe si dëshirë ata duhen të kërkojnë që në vend të reshurave të shiut të bien kartëmonedha.
Pra, politikanët duhet ta bëjnë dallimin në mes të realitetit dhe premtimeve të tyre përrallore, por për një që të tillë, ata nuk merakosen fort.
Po thuajse në do zgjedhje që janë mbajtur në Kosovë ka rënie të numrit të votuesve, sepse edhe populli është i lodhur dhe i ngopur tej mase me premtimet e tyre përrallore - sepse populli po e di shumë mirë se realiteti është ndryshe, dhe nuk është ajo të cilën ata e propagandojnë.
Sa të mëshirshëm dhe të ndershëm janë ata, është parë që në ditët e para. Në vend që fëmijët t’i vizitojnë bankat shkollore, ose të mirën me ndonjë aktivitet të dobishëm, ata shfrytëzohen nga partitë politikë si marionetat në teatrin e kukullave.
Ndoshta këto fjalë mund të dukën të tepërta, por, nëse ne i shikojmë ata politikanët jashtë fasadës së tyre të trashë, do të bindemi se këto fjalë ishin tepër të buta dhe përkëdhelës.
Premtimet e tyre përrallore ata na servojnë përmes mjeteve të informimit (televizioni, radio, gazetat dhe interneti), por edhe përmes tubimeve të cilët ata i mbajnë nëpër vendet e ndryshme.
Edhe pse kësaj radhe moti është i ftoht,ë atyre nuk ju pengon fare në kumtimin e fjalëve të tyre.
Nganjëherë më shkon mendja se këta njerëz janë profetë, apostujt e Krishtit, sahabet e Muhamedit, por edhe që janë vet djalli që kinse po na sjellë në parajsë, na sjellë në ferr të mallkuar.
30 ditë jemi të obliguar që ta kalojmë kohën më premtimet e tyre duke mos i llogaritur ditët të cilët ata i kanë filluar jashtë të drejtës të cilën ata e kanë të rezervuar.
Siç po mu duket më lehtë do t’i kalojmë 30 ditët, nëse gjatë këtyre ditëve, mbajmë televizorët të fikur. Detyra jonë është që të votojmë në zgjedhjet që na presin me 15 nëntor kur edhe do të përfundojë kjo ëndërr e keqe më premtimet përrallore.
Deri atëherë, na mbetet kohë që trurin tonë ta pasurojmë me lexim të ndonjë vepre, duke anashkaluar rrëmujën politike që e ka kapluar vendin tonë të vogël.
(Autorja është studente e Gazetarisë në Universitetin e Cyrihut, Zvicër)


