Please enter at least 3 characters.

Fury pranon se përdor kokainë

2016/04/Fury.jpg

Kampioni i botës në boks në peshat e rënda, ka pranuar se ka përdorur kokainë.

Në javët e fundit mediet kanë raportuar për dështimin e tij në testin e kokainës, duke pretenduar se kjo ka qenë edhe arsyeja për anulimin e meçit me Wladimir Klitschko, dhe jo lëndimi i tij.

I ftuar në ‘Rolling Stone Magazine’, Fury ka pranuar se ka përdorur kokainë, shkruan BBC.

26 vjeçari ka thënë se kokainë e ndihmon për të mposhtur depresionin, pasi është një maniak depresiv dhe shpreson që dikush ta vret para se ai të vras veten.

Boksieri anglez që është kampion aktual në peshat e rënda.