Fury doli nga pensioni, mundi Mahmudovin dhe sfidoi Joshuan, por nuk mori përgjigjen që donte
Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury, është rikthyer nga pensioni me një fitore bindëse ndaj Arslanbek Makhmudov, në një duel të zhvilluar në stadiumin e Tottenham Hotspur Stadium në Londër.
Fury siguroi fitoren e tij të 35-të në karrierën profesionale përballë 54,331 spektatorëve, pas 12 raundeve ku dominoi plotësisht. Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 120-108, ndërsa një tjetër 119-109 në favor të britanikut.
Menjëherë pas përfundimit të meçit, Fury e sfidoi publikisht Anthony Joshua, duke kërkuar një përballje të shumëpritur të quajtur “Beteja e Britanisë”. Joshua, i cili e ndoqi ndeshjen nga rreshti i parë, fillimisht nuk pranoi sfidën në ring.
Tyson Fury is taking over #FuryMakhmudovpic.twitter.com/sfwrNJVFte
— Delinquent MMA (@DelinquentMMA) April 11, 2026
“Dua të të jap ndeshjen që të gjithë e keni pritur… Le t’u japim tifozëve atë që duan", tha Fury, duke e ftuar rivalin e tij të madh.
Pas sfidës, Joshua reagoi duke deklaruar se negociatat janë ende të hapura dhe se një duel i mundshëm mund të realizohet në të ardhmen, duke lënë të hapur mundësinë për një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit britanik. /Telegrafi/
Anthony Joshua just DECLINED to face off with Tyson Fury in the ring 😳
“You’re a clout chaser. You ain’t gonna tell me what to do. I’m the boss. You work for me.” 🥶 pic.twitter.com/fx3Jo07GuR
— Happy Punch (@HappyPunch) April 11, 2026


