Please enter at least 3 characters.

Funksionarë të lartë shtetërore, deputetë, prokurorë dhe ambasadorë e ndjekin meshën e Papës Françesku

2019/05/papa.png

Krahas numrit të madh të qytetarëve të ardhur nga i gjithë shteti, sot meshën e Papës Françesku në sheshin "Maqedonia" e ndjekin edhe funksionarë të lartë shtetërorë, prokurorë, deputetë dhe ambasadorë.

Te hapësira VIP ishin kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ish kryeministri Vllado Buçkoski, Tito Petkovski, deputetët Sasho Vasilevski, Zijadin Sela, Frosina Remenski, Elizabeta Kançeska Milesvska, Gordan Misovski, Samka Ibrahimovski, Daniela Rangelova, Nola Ismailovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meshën e ndjekin edhe prokurori publik Ljubomir Jovevski dhe shefja e Repartit të krimit të organizuar pranë PThP-së, Vilma Ruskovska.

Nga funksionarët e lartë shtetërorë të pranishëm janë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, Andrej Zhernovski, Damjan Mançevski, Radmilla Sheqerinska, Koço Angjushe, Bujar Osmani dhe ministrat tjerë të Qeverisë./Telegrafi/