Fundjava në Shqipëri me mot të paqëndrueshëm
05/04/2025
Shqipëria këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.
Prezencë e reshjeve të shiut parashikohet në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në 1-2 ballë, njofton tch.
Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.


