Please enter at least 3 characters.

Fundjava me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri - me kthjellime dhe shtrëngata

2022/12/mot-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Shqipëria edhe këtë fundjavë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites.

Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra, ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat. /Tch/Telegrafi/