Fundjava e zgjatur, LAMM: Deri në një orë pritje në vendkalimin kufitar "Bogorodicë"
06/09/2025
Në pikën kufitare të Bogorodicës, pritja për dalje nga vendi drejt Greqisë është nga 40 minuta deri në 1 orë, raporton LAMM.
Kjo për shkak të pushimeve verore, por edhe për shkak të fundjavës së zgjatur me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë.
"Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, për shkak të pushimeve verore dhe fundjavës së zgjatur, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve. Në pikën kufitare të Bogorodicës, pritja për dalje nga vendi është rreth 40 minuta - 1 orë, në pikën kufitare të Tabanocës, pritja për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.", raporton LAMM.


