Please enter at least 3 characters.

Fundi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

2023/01/shkolla-ne-kontinjer-Aziz-Sylejmani-Kodra-e-Minatorve-Mitrovica-e-Veriut-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Viti shkollor 2022/2023 sot përfundon për nxënësit e shkollave të mesme, por jo edhe për filloristët për të cilët fundi i mësimit do të jetë të mërkurën, më 14 qershor.

Në shkollat ​​fillore viti shkollor është zgjatur për tre ditë. Pas pushimit dimëror gjysmëvjetori i dytë filloi më 23 janar në vend të 18 janarit.

Maturantët, nga ana tjetër, nesër do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Kandidatët e regjistruar patën mundësinë të zgjedhin nga shtatë lëndë: Matematikë, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Rusisht, Estetikë apo Filozofi. Në provimin e parë të jashtëm, Gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsinë, më 27 maj i janë nënshtruar 15.620 maturantë.