Please enter at least 3 characters.

Fshati që ka rekordin e beqarëve – shpresa e tyre është tek lisi i vjetër 500 vjeç (Video)

2016/05/fshati-1-e1463566832802.jpg

Fshati Mariqka afër Prijedorit në Bosnjë dhe Hercegovinë është i njohur për një rekord të pazakontë. Në fshatin e vogël jetojnë mbi njëqind beqarë.

Një nga njëqind beqarët nga ky fshat është Radenko Vuçenoviq. Në rininë e tij, thotë ai, nuk kishte menduar për martesë, e sot nuk mund të gjejë një grua për shijen e tij, transmeton Telegrafi.

Përveçse se vajzat nuk dëshirojnë të qëndrojë në fshat, ka arsye të tjera.

Kjo sepse meshkujt e këtij fshati tanimë janë më të moshuar. Gjithashtu nuk janë shumë llafazanë kur bëhet fjalë për këtë temë.

“Unë kam pasur një lidhje, por nuk ia dola. Pse? Eh kjo është punë e imja”, thotë Milan Stojiq.
Se situata në fshat është alarmante e ka konfirmuar edhe prifti lokal Sllavisha Pancic duke thënë se numri i vdekjeve në fshat është gati tri herë më i lartë se numri i lindjeve, përcjell Telegrafi.

Por djemtë e atjeshëm nuk e humbin shpresën se një ditë do të qëndrojnë para altarit.

Madje, për këtë ata shkojnë edhe tek lisi i vjetër mbi 500 vjeç, tek i cili të moshuarit u kishin thënë se kishin gjetur dashuritë e tyre. /Telegrafi/