Frizura e cila bëhet shpejt, por që do t’ju ngazëllejë: Gërsheti seksi në stilin e Jennifer Lopezit
11/02/2017
Këtë frizurë mund ta provoni që sot!
Nëse në mbrëmje keni ndonjë takim dhe nuk dini se çfarë të bëni me flokët tuaj, ne kemi idenë interesante, të cilën e kemi “huazuar” nga këngëtarja Jennifer Lopez, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, për frizurë meritor ishte frizeri Chris Appleton, i cili me punën e vet gjithashtu është lavdëruar në Instagram.
Ndërkaq gërshetin këngëtarja e bukur e ka kombinuar me hallka, për të cilat është si e krisur tashmë disa vite dhe me grimin e butë në tone dheu, të cilat gjithashtu shpesh i përzgjedh.
Fanella e bardhë me detaje interesante në shpinë, ishte “kulmi” i stajlingut të përsosur, të cilin lehtë mund ta kopjojnë të gjitha vajzat, të cilat mund të lavdërohen me këtë gjatësi flokësh.


