Please enter at least 3 characters.

Frikë nga turbulencat? Ja vendi që duhet shmangur në aeroplan, sipas një stjuardeseje

Shumica e pasagjerëve kanë një vend të preferuar kur fluturojnë me aeroplan. Disa pëlqejnë të ulen pranë dritares për të shijuar pamjen, të tjerë zgjedhin vendin pranë korridorit për të pasur më shumë hapësirë për të lëvizur.

Por për ata që ndihen nervoz gjatë fluturimit, zgjedhja e vendit është shumë e rëndësishme dhe mund të ndikojë ndjeshëm në përvojën e tyre.

Për të ndihmuar pasagjerët të zgjedhin vendin ideal, The Wedding Travel Company ka bashkëpunuar me Jane Hawkes, ish-stjuardese e British Airways dhe eksperte e udhëtimeve.

Ajo ka ndarë disa këshilla të vlefshme për vendet që duhen zgjedhur – dhe ato që duhen shmangur – sidomos nëse jeni të ndjeshëm ndaj turbulencave ose vuani nga të përzierat gjatë fluturimit.

Vendet më të mira në aeroplan

Sipas Jane, vendet më të rehatshme janë ato në rreshtat e parë, pranë murit ndarës të kabinës (bulkhead). Këto vende kanë disa avantazhe:

Nuk keni pasagjerë përpara që mund të ulin sediljen dhe t’ju prishin hapësirën.

Hapësirë më e madhe për këmbët, që i bën të rehatshme për fluturime të gjata.

Jeni ndër të parët që shërbeheni me ushqim dhe pije.

Mund të hipni dhe të zbrisni më shpejt nga avioni.

Lëkundjet janë më të lehta në pjesën e përparme të aeroplanit.

Vendet që duhen shmangur

Sipas ekspertes, duhet të shmangni vendosjen në pjesën e pasme të avionit, për arsye të ndryshme:

Përjetohen më shumë turbulenca, pasi pjesa e pasme lëkundet më shumë, si pjesa e fundit e një autobusi.

Afërsia me tualetet mund të sjellë aroma të pakëndshme gjatë udhëtimit.

Më keq për personat që vuajnë nga të përzierat, sepse ndjejnë më shumë lëvizje.

Për këtë arsye, nëse jeni nervoz gjatë fluturimit apo keni ndjeshmëri ndaj lëkundjeve, zgjidhni një vend sa më afër pjesës së përparme të avionit.

Kujdes me higjienën

Pavarësisht se ku uleni, Jane rekomandon që të mbani gjithmonë në çantën tuaj të dorës dezinfektues dhe peceta të lagura. Aeroplanët nuk pastrohen në mënyrë të thelluar pas çdo fluturimi – vetëm kur shkojnë për mirëmbajtje – ndaj është mirë të dezinfektoni tavolinën, rripin e sigurimit dhe zonat që prekni. /Telegrafi/