Franca mposht Norvegjinë, shpallet kampione e botës në hendboll
29/01/2017
Franca është kampione e botës në hendboll.
Francezët e kanë mposhtur në finale Norvegjinë me rezultat 33:26, në ndeshjen që sapo përfundoi, e cila u zhvillua në Paris.
Vendasit kanë dominuar ndaj kundërshtarit, të cilit ia mohuan të shpallet kampion botëror për herë të parë në histori.
Megjithatë, norvegjezët duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë, transmeton Zëri.
Në ndeshjen për vendin e tretë, mbrëmë Sllovenia e mundi Kroacinë në një ndeshje dramatike, duke e fituar medaljen e parë të bronztë në një Botëror.


