Please enter at least 3 characters.

Franca kalon në epërsi, Mbappé zhbllokon sfidën ndaj Senegalit

Franca ka arritur të gjejë golin e avantazhit në përballjen ndaj Senegalit, duke kaluar në epërsi 1-0 në minutën e 66-të.

Aksioni erdhi pas një kombinimi të shkëlqyer të francezëve, ku sulmi u ndërtua me disa pasime të sakta. N

ë fund, topi përfundoi te Kylian Mbappé, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte asistimin e Micheal Olise dhe realizoi me një goditje të ulët e precize në qendër të portës.

Portieri senegalez Mandy nuk kishte asnjë mundësi reagimi përballë përfundimit të saktë të yllit francez, i cili i dha avantazhin “Gjelave” në një moment kyç të takimit.

telegrafi.com

Pak minuta më vonë, në minutën e 68-të, Senegali mendoi se kishte barazuar rezultatin me Nicolas Jackson, por goli i sulmuesit u anulua për pozicion jashtë loje pas kontrollit të aksionit nga gjyqtarët.

Aktualisht, Franca kryeson 1-0 dhe është në rrugë të mirë për ta nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/