Please enter at least 3 characters.

Franca e fiton klasiken me Anglinë me një lojtarë më pak (Video)

2017/06/franca-565656.jpg

Franca ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore kundër Anglisë me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e fortë dhe me shumë yje në fushë, ndërsa anglezët kaluan të parët në epërsi. Harry Kane ka shënuar që në minutën e nëntë.

Francezët reaguan menjëherë me golin e Samuel Umtitit në minutën e 22-të.

Sidibe kaloi në epërsinë francezë me golin e shënuar në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë nisi me kartonë të kuq për Rafael Varanen në minuan e 47-të duke shkaktuar penallti.

Nga pika e bardhë ishte e saktë Kane.

Golin e fitores e shënoi Osmaune Dembele në minutën e 78-të. /Telegrafi/