Please enter at least 3 characters.

Fotografitë që tregojnë ‘inekzistencën’ e CR7 në El Clasico, Ter Stegen kompletoi më shumë pasime se portugezi (Foto)

2017/04/cr7-ter-stegen-e1493063392500.jpg

Paraqitja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo në El Clasico është kritikuar shumë.

Mbrëmë (e diel) u luajt El Clasico në Santiago Bernabeu, ku fitore fituan Barcelona ndaj Real Madridit me rezultat 3-2.

Për dallim nga Lionel Messi, i cili shkëlqeu me dy gola, ku njëri nga ta erdhi në minutat shtesë dhe vendosi fitore, Ronaldo ishte nën hije apo nën nivelin e pritur, përcjell Telegrafi.

Paraqitja në ndeshje dhe reagimet e portugezit ndaj bashkëlojtarëve janë kritikuar shumë nga gjitha mediat e huaja.

Megjithatë, për t’i vënë vulë paraqitjes së tij të tmerrshme e tregojnë edhe disa fotografi, ku shihet se Ronaldo gjatë gjithë ndeshje kompletoi më pak pasime se portieri i Barçës, Marc Andre Ter Stegen.

Për 90 minuta lojë, ylli portugez kompletoi vetëm 14 pasime apo tetë më pak se portieri gjerman që gjatë gjithë ndeshjes bëri 22 pasime të kompletuara. /Telegrafi/