Fotografi historike të ndërtimit të monumenteve botërore (Foto)
25/04/2016
Qoftë nëse udhëtoni shpesh jashtë vendit apo nuk keni dalë kurrë jashtë tij prej se jeni lindur, ju sigurisht e dini se ku ndodhet Kulla Ejfel ose si duket ajo.
Përveç kësaj kulle, ka edhe disa ndërtesa të tjera të famshme nëpër botë, të cilat nëse i vizitoni sigurisht se do të mahniteni, përcjell javanews.
Por në fakt, të gjitha këto ndërtesa kanë kaluar nëpërmjet një procesi rigoroz të ndërtimit dikur, dhe shumica e njerëzve që jetojnë tani nuk i kanë parë duke u ndërtuar këto ndërtesa – ose nuk i kanë parë kurrë se si dukeshin të papërfunduara.
Sot, në një listë të fotografive më poshtë, ju do të mund të shihni monumentet më të famshme botërore gjatë ndërtimit.


