Please enter at least 3 characters.

Foshnja që u bë hit në internet për shkak të krahasimit me Woody Harrelson

2022/08/woody.jpg

Një nënë postoi një fotografi të së bijës në Twitter dhe me shaka e krahasoi me Woody Harrelsonin.

Përdoruesja e rrjetit social, e cila vazhdimisht publikon fotografi të fëmijës së saj, vuri re se vajza e saj e vogël duket si aktori i famshëm.

“Në rregull, por sa ngjan vajza jonë me Woody Harrelson”, ka shkruar ajo.

“Ti je një fëmijë i mrekullueshëm. Jam i lajkatuar për këtë krahasim. Ke një buzëqeshje të bukur. Vetëm do të doja që t’i kisha flokët tu”, ka shkruar 61-vjeçari.

Pas këtij krahasimi, bebja u bë hit për shkak të ngjashmërisë me aktorin dhe për shkak të shpërndarjes së fotografisë nga ai. /Telegrafi/