Please enter at least 3 characters.

Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

2024/11/0d758a7e-ee27-4703-844f-169e48c28789.jpg

Pavarësisht se sa shumë përpiqen prindërit, disa foshnjave dhe fëmijëve thjesht nuk u pëlqen të dëgjojnë vjersha dhe ninullat e çerdhes.

I tillë është rasti me këtë foshnjë që nuk i pëlqen të dëgjojë muzikë rock dhe jo ninulla.

Nëna e foshnjës, Jaden McGrew, ka regjistruar sjelljen e së bijës teksa dëgjonte këngën e rok grupit amerikan Breaking Benjamin, por edhe reagimin e saj pasi e kishte fikur këngën.

Në video shihet foshnja duke e parë me qetësi nënën e saj teksa luhej kënga dhe pak sekonda pasi u ndal kënga, e vogla filloi të grimosur dhe dukej sikur do të qante.

Në një nga komentet, Jaden ka shkruar se vajza e saj mund të dëgjojë ninulla, por ato nuk janë të preferuara të saj dhe preferon muzikë më të lartë.

Skena e ëmbël bëri të qeshin mijëra njerëz që e panë videon. Në pak ditë që nga publikimi i videos, ajo është parë më shumë se 700 mijë herë. /Telegrafi/