Please enter at least 3 characters.

Foshnja magjepset me duart e veta – bëhet viral në rrjetet sociale

2024/12/3a623ea7-0020-4998-856b-385549a3b826.jpg

Përdoruesit e TikTok u bënë të qeshnin nga një video e vogëlushit Roman, një foshnje e lezetshme që është tërësisht e magjepsur nga duart e tij.

Videoja u shpërnda në platformën e njohur nga e ëma e tij, Demi dhe që nga publikimi i saj, videoja është parë pothuajse dy milionë herë.

Në videon e publikuar shihet Romani i vogël që kthen dorën dhe shikon gishtat e vegjël, e më pas i prek me dorën tjetër, pa e ditur se edhe ajo dorë tjetër është pjesë e tij.

Videoja e ëmbël solli një buzëqeshje në fytyrat e shumë përdoruesve të TikTok që e panë atë. /Telegrafi/