Please enter at least 3 characters.

Formimi i institucioneve të reja, Osmani e Kurti takojnë sot përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

2019/10/deklarata-Albin-Kurti-e-Vjosa-Osmani-LVV-LDK-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë caktuar për sot mbajtjen e takimeve me partitë politike.

Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.

Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në pra 13:30.

Ndërsa, kryetari i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të procesit zgjedhor ka njoftuar se nuk do të mund të shkojë për sot në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.

Abdixhiku ka thënë se ka të pamundur pjesëmarrjen në takim, ndërkaq ka propozuar që ky takim të zhvillohet të premten.