Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Unitedi e kërkon kualifikimin ndaj Sheriffit

2022/10/mancha-2.jpg

Në Old Trafford zhvillohet ndeshja e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Evropës ndërmjet Manchester Unitedit dhe Sheriff Tiraspolit.

Djajtë e Kuq ndodhen në vend të dytë në Grupin E me nëntë pikë dhe do t’i mjaftojë një barazim për t’u kualifikuar, por padyshim se ata do të përpiqen të luajnë për pozitën e parë në grup.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Stjepan Tomas kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Lindelof, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Garnacho; Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Sheriff Tiraspolit:Koval; Guedes, Radeljic, Kiki, Kpozo; Diop, Badolo, Kyabou, Mudasiru, Rasheed; Atiemwen.

/Telegrafi/