Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Milan - Lazio
03/11/2019
Milani dhe Lazio do të zhvillojnë përballjen kryesore të javës së 11-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshje që fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘San Siro.
Rossonerët aktualisht gjenden në pozitën e 11-të me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Lazio është në të gjashtin me 18 sosh.
Të dy skuadrat për këtë takim do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion e që do të jetë një sfidë për të mos e humbur.
Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Castillejo, Piatek, Calhanoglu.
Formacioni startues i Lazios: Strakosha, Acerbi, Bastos, Radu, Leiva, Milinkovic, Lazzari, Alberto, Lulic, Correa, Immobile. /Telegrafi/


