Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Portugali – Kongo: Martinez zbret me të gjithë artilerinë e rëndë

Portugalia do ta nis fushatën e saj të Kampionatit Botëror 2026 ndaj Republikës së Kongos, ndeshje kjo që do të nis me fillim nga ora 19:00.

Dy kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me përzgjedhësin Roberto Martinez që ka vendosur të futet në fushë me të gjithë artilerinë e rëndë.

Te Portugalia vëmendja kryesore është te Cristiano Ronaldo i cili po luan Botërorin e tij të fundit dhe në këtë sfidë do të ndihmohet nga Pedro Neto dhe Bernardo Silva.

Në mbrojtje, Martinez i ka besuar dyshes Tomas Araujo dhe Renato Veiga në mungesë të liderit Ruben Dias që ende po vuan nga një lëndim.

Nga ana tjetër Republika e Kongos e nis me emra si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Costa, Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes, Fernandes, Neves, Vitinha, Silva, Ronaldo, Neto

Repbulika e Kongos: Mpasi Nzau, Masuaku, Kapuadi, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Mukau, Moutoussamy, Kayembe, Bakambi, Wissa.