Formacionet zyrtare, Jagiellonia - Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë
Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Jagiellonia, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Konferencës që nisë në orën 20:15.
“Blutë”, nën drejtimin e Ilir Dajës, do të kërkojnë një rezultat pozitiv që do t’i afrojë edhe më shumë me fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze – një arritje historike për klubin.
Atmosfera brenda skuadrës është optimiste dhe besimi i madh. Daja ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3.
Bernard Berisha do të debutojë nga minuta e parë, ndërsa Hekuran Berisha po ashtu luan nga fillimi. Me ta në sulm është Dejvi Bregu.
JAGIELLONIA: Abramowicz; Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz
DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha
/Telegrafi/


